Lidhje


Pas tensioneve në Alepo, Siria dhe forcat kurde arrijnë marrëveshjen për paqe

Siria ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse armëpushimi me forcat kurde, pas një takimi më 7 tetor mes presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, dhe udhëheqësit kurd, Mazloum Abdi.

Takimi u zhvillua pas përplasjeve vdekjeprurëse në qytetin verior të Alepos. Autoritetet në Siri, që morën pushtetin vitin e kaluar pasi rrëzuan nga pushtetin sundimtarin Bashar al-Assad, kanë refuzuar kërkesat e kurdëve për një qeveri të decentralizuar që do t’u jepnin atyre më shumë autonomi.

Read more ...


Incidentet me dronë, Medvedev: Evropianët po e ndjejnë rrezikun e luftës, dridhen si kafshë që shkojnë drejt therjes

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka komentuar incidentet me dronë mbi aeroportet e vendeve të BE-së, duke thënë se mbetet mister se kush qëndron pas kësaj vale shqetësuese, por incidentet janë një kujtesë e dobishme për evropianët mbi rreziqet e luftës.

 

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, e minimizoi teorinë se ndërprerjet e fundit, përfshirë ato në trafikun ajror mbi aeroportet në Gjermani dhe Danimarkë, ishin rezultat i veprimeve të lidhura me Rusinë ose forcat e lidhura me të.

Read more ...


Belgjika kërkon gjysmën e lekëve që SPAK i ka sekuestruar dy vëllezërve nga Fushë-Kruja dhe një tjetri në Vlorë

Qeveria belge kërkon pjesën e saj nga paratë që SPAK u ka sekuestruar grupeve kriminale shqiptare për hetimet që kanë nisur nga Belgjika. Dy ministre belge, ajo e drejtësisë dhe ministrja e emigracionit do të diskutojnë gjatë vizitës së tyre të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë, edhe për ndarjen e parave të sekuestruara nga narkotrafiku.

 

"Misioni do të përfshijë gjithashtu diskutime mbi një letër qëllimi në lidhje me ndarjen e aseteve, duke lejuar që një pjesë e të ardhurave kriminale të sekuestruara në Shqipëri ose Kosovë si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika të kthehen në thesarin belg," raportoi agjencia belge e lajmeve, belganewsagency.

Read more ...


Barcelona marshon për Palestinën, mbi 70 mijë njerëz kërkojnë fundin e luftës

Mijëra njerëz kanë marshuar nëpër qendër të Barcelonës në mbështetje të Palestinës, duke kërkuar fundin e luftës në Gaza dhe fundin e tregtisë së armëve me Izraelin.

 

Pas një banderole të madhe të kuqe që shkruante “Ndaloni gjenocidin në Palestinë. Ndaloni tregtinë e armëve me Izraelin”, të paktën 70,000 protestues, sipas policisë së qytetit, marshuan paqësisht nëpër rrugët e qendrës së qytetit, duke thirrur slogane si “Bojkotoni Izraelin!” dhe “Çlironi Palestinën!”

Read more ...


Gati paqja Hamas-Iz.rael, reagon Presidenti i Autoritetit Palestinez

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka mirëpritur reagimin e Hamasit ndaj planit të paqes të Donald Trump. Ai përsëriti thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe falënderoi SHBA-në, vendet arabe dhe ato islamike për përpjekjet e tyre në punën drejt paqes.

Abbasi “konfirmoi gatishmërinë e Shtetit të Palestinës për të punuar në mënyrë konstruktive me Presidentin Amerikan Donald Trump që nga ky moment dhe me të gjithë partnerët përkatës”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG