Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria fal të gjithë gjobat nga viti 2015 deri në nëntor 2024

Vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 11 majit, qeveria ka marrë një vendim të papritur, duke shpallur faljen e të gjitha gjobave të vendosura ndaj qytetarëve dhe bizneseve në periudhën nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024.
Sipas këtij vendimi, falja përfshin gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoratet Vendore dhe Kombëtare të Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për aq kohë sa këto gjoba nuk janë paguar ende.