Bashkëpunëtorja e Epstein para Kongresit amerikan, refuzon t’u përgjigjet pyetjeve
Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, është paraqitur në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura përpara një komisioni të Kongresit amerikan.
Maxwell, e cila po vuan një dënim prej 20 vitesh burg për trafikim seksual, pritet të mbështetet në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës së SHBA-së nga ku refuzon përgjigjen ndaj pyetjeve që lidhen me Epstein. Sipas anëtares demokrate të komitetit, Ro Khanna, Maxwell nuk do të japë dëshmi të drejtpërdrejtë, por do të lexojë një deklaratë të përgatitur paraprakisht në fillim të seancës.
Seanca dëgjimore zhvillohet në një kohë kur të mbijetuarit e Jeffrey Epstein kanë kërkuar publikimin e plotë të dosjeve të mbajtura nga Departamenti i Drejtësisë. Kërkesa vjen pas publikimit të më shumë se tre milionë faqeve dokumentesh më 30 janar, të cilat kanë rikthyer vëmendjen publike mbi këtë çështje./euronews