“Moska po teston vendosmërinë e NATO-s”, presidenti i Çekisë: Mund të rrëzojmë avionët dhe dronët rusë që shkelin hapësirën tonë
Vendet evropiane mund të detyrohen të fillojnë të rrëzojnë avionët dhe dronët rusë që shkelin hapësirën ajrore të NATO-s nëse Moska vazhdon të testojë vendosmërinë e aleancës, tha presidenti çek Petr Pavel në një intervistë me gazetën Sunday Times të Londrës, të botuar më 7 dhjetor.
“Unë besoj se do të vijë një moment, nëse këto shkelje vazhdojnë, kur do të na duhet të përdorim masa më të forta, duke përfshirë potencialisht rrëzimin e një aeroplani ose dronësh rusë”, tha Pavel për Times. “Rusia nuk do të lejonte shkelje të përsëritura të hapësirës së saj ajrore. Dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.”