Lidhje


Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi nën lupën e SPAK, shfaqet në publik me badigardë

Emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi po përflitet së fundmi në qarqe politike dhe mediatike si një nga personat që ndodhen nën vëmendjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimit të aferave me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Burime jozyrtare flasin për një intensifikim të interesit të organit të akuzës ndaj një tenderi sekret, ku po verifikohen lidhjet, vendimmarrjet dhe përfitimet e mundshme të paligjshme të Agaçit, por edhe për një transaksion që lidhet me inceneratorët.

Read more ...


Një hotel japonez refuzon rezervimin i.zraelit për shkak të gj.enocidit kundër popullit palestinez

Një hotel në Nagano, japonezët refuzuan të merrnin një rezervim nga një agjenci udhëtimesh izraelite për shkak të "veprimeve të ndërmarra kundër popullit palestinez", raportoi media lokale të mërkurën.

 

Gjatë negociatave me agjencinë izraelite të udhëtimit, menaxhmenti i kompanisë thuhet se tha se ishte "i pakënaqur me veprimet e ndërmarra kundër popullit palestinez", raportoi e përditshmja Yomiuri Shimbun.

Read more ...


Vdes imami pas 215 ditësh në paraburgim të emigracionit (ICE) në SHBA, pa dalë ende para gjykatës

Imami Fouad Saeed Abdulkadir ka ndërruar jetë pasi kaloi 215 ditë në paraburgim në një qendër të Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE), ndërsa priste ende një seancë gjyqësore për statusin e tij ligjor.

 

Abdulkadir, i lindur më 15 mars 1979 në Riad, Arabinë Saudite, me shtetësi eritriane, u shpall i vdekur në orën 03:21 të mëngjesit të 14 dhjetorit, në Moshannon Valley Processing Center, në shtetin e Pennsylvania.

Read more ...


Deklarata e Orban: Rusia nuk u mposht nga Napoleoni e Hitleri, jo më nga Kaja Kallas

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka bërë deklarata ironike dhe kritike ndaj qasjes së Bashkimit Europian për luftën në Ukrainë, duke përmendur drejtpërdrejt ish-kryeministren estoneze dhe shefen e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Gjatë një deklarate publike, Orbán tha se Rusia ka përballuar edhe më parë sulme nga fuqi të mëdha ushtarake, por nuk është mposhtur.

“Rusia është sulmuar edhe më parë, për shembull nga Napoleoni, apo jo? Dhe nga Hitleri. Ata nuk ia dolën. Dhe tani sigurisht do t’ia dalë Kaja Kallas,” u shpreh Orbán, në një koment të interpretuar si kritikë ndaj linjës së ashpër të BE-së kundër Moskës.

Read more ...


Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën? SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër-arreste për personazhe të tjerë, të cilët rezultojnë të implikuar në dosjen e korrupsionit të AKSHI-t me tendera sekretë dhe të hapur, ndëra thuhet se disa biznesmenë të implikuar në dosje janë arratisur dje dhe sot drejt Dubait.

 

Sipas burimeve, SPAK ka kërkuar në GJKKO masë sigurie për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, lakuar dhe i akuzuar për implikim në afera korruptive, pastrim parash, lidhje me krimin dhe ndikim në drejtësi.

Read more ...

XS
SM
MD
LG