Një 29-vjeçare i jep fund jetës pas përdorimit të AI si “terapist virtual”
Një grua 29-vjeçare nga Washington D.C. i ka dhënë fund jetës në fillim të këtij viti, pasi kishte përdorur për muaj me radhë një chatbot të inteligjencës artificiale si një formë terapie virtuale pa dijeninë e familjes apo të terapistit të saj të vërtetë.
Sophie Rottenberg, e diplomuar dhe e punësuar në fushën e politikave shëndetësore, u gjet e pajetë më 4 shkurt në një park shtetëror në Maryland. Ajo kishte marrë një Uber për t’u larguar nga shtëpia pa paralajmëruar askënd, duke lënë pas një letër lamtumire dhe dokumente personale të sistemuara me kujdes. Prindërit nuk kishin vërejtur ndonjë shenjë të qartë paralajmëruese, shkruan e përditshmja britanike The Times.