"Berisha donte të miratonte martesat gay!"/Pinderi rrëfen takimin me Berishën: Do të mbetet në histori, na mbështeti!

Aktivisti Kristi Pinderi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për takimin me Sali Berishën në vitin 2013, ku ky i fundit është treguar mjaft dashamirës me komunitetin LGBT, madje ka dashur të miratojë edhe martesat gay, ndryshe nga retorika e ashpër që përdor sot.
"Jemi takuar me zotin Berisha në vitin 2013 dhe për ne është moment historik, Emri Berisha do të jetë asteriks për librat e historisë së aktivizmit LGBT në Shqipëri. Kur e kemi takuar Berishën, asnjë politikan nuk kishte guximin të qëndronte në një zyrë me ne, madje për të bërë fotografi siç kemi bërë me zotin Berisha.