Grupi i bashkisë “5D”, vodhën miliarda lekë të të popullit, Deborah Keçi “e djeg” në resorte luksoze
Deborah Keçi, e përfshirë në çështjen e shumëpërfolur të tenderave “5D”, tashmë nuk figuron më vetëm nën hetim. Pas akuzave të ngritura nga SPAK, gjykata ka vendosur ndaj saj masën e shërbimit të provës, lidhur me favorizimin e kompanive të lidhura me 5D Konstruksion.
Keçi, e cila më parë ushtronte detyrën e drejtoreshës së Klubi Sportiv Tirana, u bë pjesë e hetimeve që zbardhën një skemë favorizimi ndaj operatorëve ekonomikë të lidhur me ish-drejtuesit Mariglen Qato dhe Redi Molla. Sipas materialeve hetimore, ajo dyshohet se ka krijuar avantazhe të padrejta gjatë një procedure prokurimi, duke ndikuar në përzgjedhjen e fituesit.
Megjithatë, paralelisht me vendimin gjyqësor, në rrjetet sociale shfaqet një realitet tjetër. Postimet e saj sugjerojnë udhëtime të shpeshta jashtë vendit, pushime në resorte luksoze dhe qëndrime në destinacione elitare turistike.
Ky kontrast ka nxitur reagime dhe diskutime publike.
Në një kohë kur zyrtarët publikë përballen me akuza për abuzim me fondet shtetërore, pritshmëria morale shpesh lidhet me reflektim dhe një profil më të rezervuar publik. Në vend të kësaj, ekspozimi i një stili jetese luksoz ka ngritur pikëpyetje mbi burimin e financimeve dhe përputhjen e shpenzimeve me të ardhurat e deklaruara./JOQ