Lidhje


Ushtarët shqiptarë drejt Gazës? Qeveria dërgon mision vëzhgues, por kërkon garanci sigurie

 

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se dërgimi i ushtarëve shqiptarë në Gaza është ende në fazë diskutimi me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ai tha se Shqipëria ka dërguar tashmë një mision vëzhgues në Rripin e Gazës për të parë situatën në terren dhe mundësinë e vendosjes së trupave shqiptare.

 

Nufi theksoi se para çdo vendimi duhet të përcaktohen qartë rregullat e angazhimit, baza ligjore, detyrat konkrete dhe garancitë e sigurisë për ushtarët shqiptarë, pasi Gaza mbetet një rajon shumë delikat.

 

Ministri tha se Shqipëria ka besim te kapacitetet e Forcave të Armatosura, përfshirë repartet speciale, EOD-në dhe policinë ushtarake, të cilat kanë përvojë në misione ndërkombëtare si Afganistani, Iraku, Bosnja dhe Letonia. Ai shtoi se qeveria do të informojë publikun sapo të jetë e qartë se ku, si dhe me çfarë niveli rreziku mund të angazhohen trupat shqiptare.

XS
SM
MD
LG