Lidhje


“Jo më shezllone për baret e restorantet!”, Kumbaro: Dikush që ka shpenzuar miliona për një hotel, duhet të ketë edhe plazhin! Kush do një stacion plazhi që të bëjë ca lekë…

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka folur edhe në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se lejet për shezllone nuk do të jepen më për beach bar-et apo restorantet, por vetëm për hotelet.

 

Kumbaro u shpreh se shezllonet nuk duhet të shihen si një biznes i mirëfilltë apo mënyrë për të fituar para sezonale, sepse ky nuk është një investim i qendrueshëm.Ministrja shtoi se shezllonët i takon t’i mbajnë ata që kanë bërë investime miliona euroshe.

Read more ...


Çfarë po ndodh në Tiranë? Nga hajdutë xhepash, burra që dhunojnë gratë e deri tek fëmijë që rrahin nënën, 11 të arrestuar në 24 orë. Aksident masiv në Durrës-Tiranë

Tiranë/Arrestohen 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. H., 40 vjeç, dhe J. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një portofol në një lokal.

Read more ...


Aldo Bumçi: Zoti na jep fuqi e Berisha na frymëzon. Shqiptarët na besojnë.

Aldo Bumçi ka premtuar poshtë ballkonit të Berishës, se PD do të jetë në lartësinë e duhur për të kthyer historinë e Shqipërisë.Bumçi tha se në 13 vite qeverisje të PD, shqiptarët panë vetëm ndryshimin, ndryshe nga qeverisja e Ramës, që sipas tij ka boshatisur vendin.Sipas Bumçit, shqipatërt kanë besim te demokratët, ndaj dalin dhe mbushin bulevardin kundër një manipulatori si Rama.

 

 "Ne do jemi në lartësinë e thirrjes, e përgjëegjësisë që me mençuri ne ta kthejmë historinë  e këtij vendi. Kam besim, nga Zoti patjetër se na jep fuqi e shpresë që e keqja s’do fitojë.

Read more ...


OSSH abuzon më paratë e taksapaguesve shqiptarë/ 4.8 mln euro në shërbim të koncensionarit të Aeroportit të Vlorës

Më 15 qershor 2021, qeveria jonë firmosi kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, me shoqëritë MABCO CONSTRUCTION SA, YDA INSAAT SANAYIVE dhe 2A GROUP.

 

Investimi për këtë vepër që do të kushtojë 104.3 milion euro, do të jetë privat dhe të ardhurat koncesionari do t’i përfitojë nga tarifat e operimit për 35 vite që do të ketë menaxhimin e tij. 

Read more ...


Akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal/ Jepet vendimi, ja me sa vite burg dënohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Paul (Agustin) Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është dënuar me 8 vite burg. Ndërkohë janë dënuar po me 8 vite burg edhe shtetasit Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi, të cilët akuzohen për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikim i narkotikëve”.

 

NJOFTIM:

Read more ...

XS
SM
MD
LG