Lidhje


Tiranë/ I vuri zjarrin tokës së kushëririt, policia kap në ndjekje 58-vjeçarin e dyshuar! I gjendet dhe çakmaku me të cilin ndezi flakët

Tiranë- I vuri zjarrin tokës së kushëririt, kapet gjatë ndjekjes autori i dyshuar i krimit.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Prush të Tiranës, teksa u shkrumbua një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre. I arrestuari është Nezir Malliku, 58 vjeç.Grupi hetimor paraprakisht deklaron se akti ka ndodhur me dashje, si pasojë e konflikteve të vazhdueshme mes të afërmve. Policia po merr edhe dëshminë e të dyshuarit.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, njoftuan se prangosën në flagrancë të dyshuarin Malliku, për veprat penale "shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Read more ...


Dinamika e vrasjes së dyfishtë në Konispol/ Burri vret gruan me sëpatë, pas aktit të rëndë djali e hedh nga shkallët, bie në pranga 40-vjeçari

Burrë e grua kanë humbur jetën këtë mëngjes në fshatin Shalës të Konispolit. Rreth orës 07:00 gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë Huso Islami, 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe.Më pas ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes shtetasit Klement Islami ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read more ...


Nuk ndalen 'spastrimet' në Ministrinë e Financave! Shkarkohet Sekretarja e Përgjithshme! Kërkohet dorëheqja e këshilltarit

Vetëm pak ditë pas shkarkimit nga Ministria e Financave të drejtorit të Politikës Fiskale Niko Lera, ‘spastrimet’ në ministri nuk kanë të ndalur.Burime për Report TV konfirmojnë që është shkarkuar nga detyra edhe Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave Risena Xhaja, që e mbante këtë detyrë prej marsit të vitit të shkuar. Xhaja erdhi në ministri duke zëvendësuar Arlind Gjokutaj që aktualisht është në në ndjekje penale.Po ashtu burime konfirmojnë që i është kërkuar dorëheqja edhe këshilltarit Rudolf Papa për çështjet juridike, i cili punon në ministri që kur institucioni drejtohej nga Anila Denaj.

Read more ...


Vodhi 5 mln lekë nga xhiroja ditore e 6 karburanteve, vihet në pranga menaxheri

Një 55-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia, pasi ka grabitur xhiron ditore të 6 karburanteve që kishte nën menaxhim. Mësohet se shuma e vjedhur kap vlerën e 5 milion e 400 mijë lekëve të vjetra.“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grid”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit S. Zh., 55 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë (xhirot ditore), duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte ky shtetas.”- njofton policia.

Read more ...


Këta janë dy të rinjtë që grabitën shoferin e taksisë në Durrës nën efektin e narkotikëve

Dy të rinjtë që shihni në foto, janë autorët e grabitjes së një taksisti në zonën plazhit në Durrës, tashmë të zbardhur nga policia. Bëhet fjalë për taksinë që shihni në këto pamje, e cila rreth orës 1 pas mesnatës së të shtunës ra pre e vjedhjes nga çifti i të rinjve.Këta të fundit hipën normalisht në taksi në lagjen 13, tek rrethrrotullimi “ILIRIA” në zonën e plazhit e më pas 26-vjeçari Agron Braha kërcënoi taksistin me thikë ndërsa Viola Bodlli, 29 vjeç i mori atij xhiron ditore.Pasi kryen me shpejtësi vjedhjen, dy të rinjtë u larguan në këmbë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG