Ditmir Bushati godet Ramën:“As Irani, as algoritmet, shqiptarët janë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë”
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, iu përgjigj flakë për flakë deklaratave të kryeministrit Edi rama, që në fjalimin e djeshëm fajësoi algoritmin për përmasat që kanë marrë protestat politike që kërkojnë dorëheqjen e shefit të qeverisë.
Ai ka reaguar pas protestëd popullore më masive të mbrëmjes së djeshme, ku pati edhe rrethim të Kryeministrisë në mënyrë paqësore.
Ai nënvizon se tashmë Shqipëria e Re është e pashmnagshme dhe ky revolucion qytetar nuk vjen si pasojë e algoritmeve. Por Bushati kujton se as algoritmi dhe as Irani nuk ndodhet pas revolucionit.
“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, shkruan ai në postimin e tij në rrjeti social.
Më tej ish-ministri socialist shpjegon se tani çdo ditë që kalon tregon se Shqipëria e Re është realitet.
“Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi”.