Çfarë dimë deri tani për 800 ton mbetje, që po kthehen në Shqipëri

Qeveria shqiptare gjendet në mes të një skandali me përmasa të jashtëzakonshme, kur qindra ton mbetje industriale janë nisur drejt Shqipërisë, pasi përpjekja për t’i futur fshehurazi në Tajlandë ka dështuar.Dy anijet në pronësi të kompanisë Maersk u nisën në fillim të korrikut nga Porti i Durrësi, me kontenierët që mbanin rreth 816 ton mbetje brenda tyre.Pluhuri i furrës është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm, ndërsa Tajlanda vitet e fundit është parë si një venddepozitimi të ngarkesave të ngjashme nga shumë vende më të zhvilluara.