Lidhje


4 vite nga tenderi që bashkoi PD-në e Bashës, me PS-në e Ramës

Më 3 gusht 2021, JOQ Albania publikoi tenderin e shpallur nga bashkia Lushnje, të cilën e mori në drejtim Eriselda Sefa pas arrestimit të kryebashkiakut të atëhershëm, Fatos Tushe për korrupsion dhe fshehje pasurie. Kjo ngjarje në vend që të ishte një moment reflektimi për administratën lokale, ndezi akoma më shumë dëshirën për skandale në fushën e tenderave.

 

Kjo lëvizje atë kohë, fill pas arrestimit të kryelushnjarit, tregoi se tradita e korrupsionit dhe lidhjeve të dyshimta është e fortë. Burgoset në i korruptuar, del në dritë një i korruptuar tjetër. Tenderi për pastrimin dhe grumbullimin e mbetjeve urbane me një fond limit prej 31 mln lekësh, nxori në pah një skandal tjetër, pasi kompania me çmimin më të ulët u skualifikua nga gara.

Read more ...


Komuniteti bektashi në Trakinë Perëndimore kundër përpjekjeve për krijimin e "shtetit bektashi" në Shqipëri

Komunitetet turke alevi dhe bektashi në Trakinë Perëndimore kanë reaguar ndaj përpjekjeve në Shqipëri për të krijuar një strukturë shtetërore mbi bazën e besimit bektashian.

 

Kryetari i Shoqatës së Arsimit dhe Kulturës së Pakicës “Seçek”, Necmettin Kahya, në një takim të mbajtur në Komotini, lexoi një deklaratë ku theksoi se ky formim është në kundërshtim me parimet e besimit dhe i papranueshëm.

Read more ...


Bankers pranon vendimin e Arbitrazhit: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me shtetin shqiptar.

 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, kompania nënvizon “përkushtimin e saj për të punuar ngushtësisht me institucionet shqiptare për zbatimin e plotë të vendimit”, duke theksuar se kjo është pjesë e një angazhimi më të gjerë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe energjetik të vendit.

Read more ...


Akuza/Isufi para 1 viti i arrestoi nipin! Bedinaj montoi ngjarjen e kamarierit për hakmarrje?

Detaje të reja qarkullojnë lidhur me incidentin e dhunshëm që ndodhi në një hotel në Vlorë, ku u përfshi polici Ardian Isufi. Sipas denoncimeve publike, Isufi ka pësuar një goditje të rëndë në kokë me një levë hekuri, ndërsa dyshohet se personi i parë që e goditi atë ishte një gazetar lokal. Ky gazetar, i cili është i përfshirë në hetime nga Prokuroria për lidhje me një grup kriminal dhe menaxhon disa biznese në qytet, ka qenë në qendër të spekulimeve lidhur me ngjarjen.

 

Dhuna ndaj Isufit ndodhi pas arrestimit të nipit të pronarit të hotelit, Vasil Bedinaj, nga ana e tij. Ngjarja është manipuluar me qëllim për të krijuar një imazh të keq për Policinë dhe për të fituar mbështetje publike, duke përhapur një version të rremë të ngjarjes që sugjeron se polici ka qenë pjesë e dhunës. Edhe pse disa pamje të shkurtuara janë shpërndarë, ato nuk e tregojnë të vërtetën dhe nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar fajësinë, sipas disa burimeve.

Read more ...


Shpallet në kërkim Sokol Meqemeja, pronar i salçiçeve “Wody”

Një tjetër skandal nga Delvina: Sokol Meqemeja, i njohur si pronar i linjës ushqimore “Wody Salçiçe” përmes kompanisë Frigo Food, është në shënjestër të hetimeve pasi është shpallur në kërkim, për ndërtim të paligjshëm dhe pushtim prone publike.

 

Meqemeja rezulton si pronari i kompanisë që po ndrtonte një impiant gazi në tokë publike, pa asnjë leje, në “Kthesën e Luftinjës” – një ndërtim që inspektorët dhe Policia e Vlorës kanë ndërprerë menjëherë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG