Lidhje


“Alam në burgje! 3 të burgosur me SIDA!”

Avokati Saimir Visha ka ngritur publikisht alarmin për një situatë shqetësuese, duke deklaruar se janë zbuluar tre raste me virusin HIV/AIDS në paraburgim dhe në burgje.

 

Ai theksoi se ky është një tregues i rënies së sistemit të burgjeve dhe e cilësoi situatën si një këmbanë alarmi për përhapjen e SIDA-s. Të gjithë rastet e diagnoatikuar janë meshkuj.

Read more ...


"Pajisja ishte false", klientja shpërfytyrohet në klinikën e Xhensila Myrtezajt

Klinikat, qendrat estetike që i janë shtuar Tiranës vitet e fundit janë bërë të panumërueshme.

Në çdo pallat apo qendër biznesi gjen një klinikë estetike me shërbime nga më të ndryshme dhe “risi” që askush tjetër s’i disponon.

 

Por se sa këto shërbime janë efektive dhe a janë të trajnuar “mjekët estetistë” për përdorimin e këtyre pajisjeve, na e tregon Fiori.

Pak kohë më parë, saktësisht 12 mars, ajo vendosi të bënte një trajtim fytyre në “Silabel Clinic”, klinika e trajtimeve estetike të Xhensila Myrtezajt. Trajtimi që ajo zgjodhi ishte HIFU Ulthera, një trajtim estetik jo-invaziv, pra ku rrisku i dëmeve apo shenjave është shumë i ulët dhe nuk nevojitet kohë rikuperimi. Ndërkohë thotë se para trajtimit, askush nuk është interesuar të dijë nëse pacientja vuante nga ndonjë sëmundje, apo mos ishte shtatzënë, pasi është kategorikisht e ndaluar të përdoret në të tilla raste.

 

Por me kalimin e ditëve, ajo vuri re disa shenja (çarje) në lëkurë tepër shqetësuese dhe aspak normale, nuk ditur se trajtimi ishte jo-invaziv. Menjëherë ajo kërkoi llogari nga doktoresha që kreu trajtimin, por në vend që të merrte përgjegjësi e madje të gjente edhe zgjidhje, ajo i dha një përgjigje për të vënë duart në kokë dhe i bëri bllok.

Në këto rrethana, ku mjekja nuk i dha asnjë shpjegim për pasojat apo nëse është e trajnuar për përdorimin e pajisjes në fjalë, Fiori mori masa të tjera. Nëpërmjet një e-maili zyrtar, ajo ka mësuar se pajisja Merz e përdorur për trajtimin e saj nuk tregtohet në Shqipëri dhe kësisoj asnjë mjeke estetiste e kësaj klinike nuk është e trajnuar për përdorimin e saj.

 

Pas këtij detaji të mësuar dhe fytyrën e çarë, (pa asnjë përgjegjës), vajza po mendon të marrë masa ligjore që autoritetet përgjegjëse të hetojnë me kujdes këto qendra estetike që përveç dekorit dhe videove për rrjetet sociale, nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi tjetër.

 

Pjesë nga denoncimi i saj:

“Kjo është shumë e vshtirë për mua për ta ndarë. Përpara disa ditësh shkova për një trajtim fytyre që mendohej të ishte jo-invaziv dhe përfundova me të çjera në fytyrë. Ishte e gjitha për shkak të mungesës së trajnimit dhe pakujdesisë nga doktoresha e klinikës, e cila dhe pasi e pa që procedura më kishte dëmtuar fytyrën, vendosi të gënjente se kjo gjë është normale (NUK ËSHTË dhe kjo vërtetohet shumë kollaj tek <ebsite zyrtar i pajisjes që përdorin). Një nga përgjigjet e doktoreshës ishte “e zëmë se kemi bërë gabim, u lumturove ti se e pranuam?

 

“Më ka dhënë aq shumë ankth kjo situatë dhe do doja të sugjeroja publikisht silabel clinic dhe xhensila myrtezaj, që përveçse të investojnë në dhoma të bukura, të trajnojnë edhe stafin e tyre që të mos dalim të traumatizuara dhe shpërfytyruara prej tyre’.

 
 


Noizy braktis Veliajn: S’ma mbush askush syrin përveç Edi Ramës

Ditën e djeshme, reperi i njohur shqiptar Noizy u shfaq në një rol surprizë në çeljen e fushatës së Partisë Socialiste, duke performuar himnin zyrtar të fushatës përkrah kryeministrit Edi Rama.

 

Pas daljes së bujshme në krah të shefit të qeverisë, Noizy reagoi në Instagram me një story ku sqaronte pozicionin e tij ndonëse vinte nga një familje që më parë kishte qenë demokrate, duke shtuar se ai vetë nuk kishte pasur ndonjëherë një përvojë të mirë me demokratët.

 

Sipas tij, i vetmi që ia mbushte syrin në këtë skenë politike ishte pikërisht Edi Rama.

“Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD-në. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë.

 

Me të thënë të drejtën, unë as nuk i shoh programet e partive. Sepse për mua, kushdo ta fitojë, unë prapë i njëjti jam dhe i njëjti do të mbetem: ai që fle i fundit dhe zgjohet i pari, ai që fle më pak se 5 orë gjumë gati çdo ditë, ai që shkon në punë pa orar, për të arritur atje ku asnjë artist rap shqiptar s’ka arritur kurrë.

 

Unë shoh individët kush drejton cilën parti dhe kush janë ministrat e deputetët e secilës parti. Dhe a mund t’u besoj unë këtyre individëve t’u jap votën time për vitet e ardhshme? Deri tani, me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës.

 

Këta dy të rinjtë që dolën në protestë përballë bashkisë, ja nisën duke u kapur me grushta mes vete, nuk u habita, të them të drejtën. E sa i përket këtyre të tjerëve, as që bëhet fjalë. Sepse unë dua ndryshim, por ndryshimi s’ka kuptim nëse s’ka përmirësim.

 

Nuk e kemi luksin të rrimë në vend, e lëre më të shkojmë mbrapa. Kështu që, deri kur dikush të ma mbushë mendjen, unë votoj publikisht PS-në”, ka shkruar reperi.

Reperi Noizy është parë shpesh të mbështesë Partinë Socialiste, por zakonisht në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe jo të kryeministrit Edi Rama.

 

Megjithatë, pas arrestimit të tij të bujshëm, duket se përveç disa shokëve të skuadrës, edhe miqtë e tij VIP kanë zgjedhur distancimin, duke e ‘braktisur’  Lali Erin. 


Dikur e quante “tigri i korrupsionit”/ Berisha aleancë me Ahmetajn, i heq foton nga “yjet” e burgosur

Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar një foto ironike në rrjetet sociale, si reagim pas hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

 

Në imazhin ku shfaqen 12 yjet e përdorur nga PS, Berisha ka vendosur fytyrat e disa personave të lidhur me këtë forcë politike që aktualisht ndodhen në burg ose janë nën hetim.

 

Një ndryshim në versionin e publikuar nga Berisha është zëvendësimi i fotos së Arben Ahmetajt në arrati me Safet Bajrin. Edhe pse dikur e quante "tigri i korrupsionit", tashmë Berisha duket se ka një "aleancë" me Ahmetajn, i cili herë pas here jep intervista nga Zvicra ku është arratisur dhe denoncon Edi Ramën dhe qeverinë. 

 

Kjo ndërhyrje ironike ka ngjallur reagime, ndër të cilat ka qenë edhe ai i aktivistit Genc Sejko, i cili shkruan:

 

"Bëri dikush një super foto. Aq e bukur sa më bëri xheloz që nuk më kishte shkuar mendja t’a bëja unë. Foton e postoi edhe drejtuesi politik i Tiranës. E merr foton doktori dhe e retushon shëmtuar. Heq Arben Ahmetajn e vendos një nga Bajrat. Drejtuesi politik e heq foton dhe vendos versionin e doktorit. Dy pyetje kam unë.


E para. Ç’ne kjo dashuri e madhe për tigrin e korrupsionit nga opozita e vendit tim?
E dyta. A mendoni dot ndyshe nga doktori ju që tashmë jeni të garantuar në listën e sigurt?".


Fenomen i çuditshëm në Kuçovë: Pas zhurmës së fortë bie nga qielli një copë akulli 100 kg

Një fenomen jo i zakonshëm është regjistruar në një fshat të Kuçovës më datë 8 prill 2025, kur banorët e zonës u tronditën nga një zhurmë e fortë, e cila zgjati rreth 10 minuta.

Pas kësaj zhurme, u gjet një copë akulli e madhe e rënë në tokë, e cila sipas vlerësimeve paraprake kishte një peshë që varionte nga 50 deri në 100 kilogramë. Akulli ishte copëtuar në disa pjesë për shkak të forcës së madhe me të cilën kishte rënë.

 

Një prej copave të akullit që kishte mbetur i pa thërrmuar, peshonte rreth 10 kilogramë dhe duket nga foto se si mbahet në duar nga një banor i fshatit. Sipas të dhënave që janë gjetur në internet dhe nga kërkimet paraprake, ky lloj fenomeni është jashtëzakonisht i rrallë dhe ka ndodhur vetëm rreth 100 herë në të gjithë botën.

Në përpjekje për të kuptuar më shumë rreth këtij fenomeni, qytetari ka kontaktuar Institutin e Gjeologjisë në Shqipëri, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Për më tepër, ai është i bindur se bëhet fjalë për një Megacryometeor – një fenomen atmosferik mjaft i rrallë që ndodh kur copëza akulli të mëdha bien nga qielli dhe shpesh janë të lidhura me ndryshime të papritura të presionit atmosferik.

 

Çfarë është Megacryometeor?

Megacryometeor është një fenomen natyror që ndodh kur copëza të mëdha akulli bien nga qielli, duke shkaktuar shpesh zhurma të forta. Ky fenomen është kaq i rrallë, sa është regjistruar vetëm në rreth 100 raste në të gjithë botën, dhe ndodh kryesisht në kushte të papritura atmosferike. Akulli që formohet është shumë i dendur dhe ka një madhësi që mund të variojë nga disa kilogramë deri në disa qindra kilogramë. Megacryometeorat janë shpesh të lidhura me krijimin e shira të papritur dhe ndryshime të forta të presionit atmosferik që krijojnë kushte të pazakonta për formimin e këtyre masave akulli.

 

Mesazhi i dërguar nga qytetari në redaksinë:

“Përshëndetje JOQ, dua t’ju informoj për një fenomen të çuditshëm që ndodhi në një fshat të Kuçovës. Më datë 8 prill 2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit, u dëgjua një zhurmë shumë e fortë që zgjati rreth 10 minuta. Pas kësaj, u gjet një copë akulli e madhe e rënë në tokë. Sipas vlerësimeve tona, pesha e akullit varionte nga 50 deri në 100 kilogramë. Për shkak të fuqisë së madhe me të cilën ra, akulli ishte thërrmuar në disa pjesë. Sipas të gjitha të dhënave në internet dhe kudo, kjo dukuri është shumë e rrallë dhe ka ndodhur vetëm 100 herë në të gjithë botën. Copa e akullit që ka personi në dorë ishte rreth 10 kile. I kam shkruajtur dhe Institutit të Gjeologjisë në Shqipëri, por asnjë përgjigje. Nuk iu duk interesante një fenomen kaq i rrallë në botë. Mendoj se bëhet fjalë për Megacryometeor.”

XS
SM
MD
LG