Lidhje


Mungojnë punëtorët, Shqipëria i drejtohet Vietnamit: Deri në 30 mijë të huaj

 

Shqipëria ka nevojë për 20 deri në 30 mijë punëtorë të huaj, ndërsa Vietnami pritet të jetë një nga vendet kryesore nga ku do të sigurohet kjo fuqi punëtore. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta vietnameze Lao Động, e cila raporton për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi mes qeverive të dy vendeve për dërgimin e punëtorëve vietnamezë në Shqipëri. 

Read more ...


KONSULLATA SERBE NË SHKODËR NDEZ TIRANËN/ Majko e Bushati kundër qeverisë: “Serbia po merr më shumë se një zyrë”

 

Ideja për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër ka ndezur një reagim të pazakontë politik në Tiranë, ku kundërshtimet nuk vijnë vetëm nga opozita, por edhe nga figura të rëndësishme të së majtës dhe ish-drejtues të diplomacisë shqiptare. Debati shpërtheu pasi ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç deklaroi se me homologun shqiptar Ferit Hoxha është arritur një marrëveshje në parim për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc dhe një serbe në Shkodër. Hoxha ka sqaruar se procesi nuk është finalizuar dhe e ka mbrojtur formulën me argumentin e reciprocitetit dhe interesit të Shqipërisë për një prani konsullore në Luginën e Preshevës.

Read more ...


Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime, të dytët në Europë

 

Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së tyre, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të privimit ekonomik në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, që për Europën i takojnë vitit 2025, dhe Shqipërisë vitit 2023, rreth 53% e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë një javë pushime. Shqipëria renditet e dyta, pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%.

Read more ...

XS
SM
MD
LG