Lidhje


Bisedat në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ “Rrumi i Shijakut”: Fola me Monikën…

Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe “Rrumi i Shijakut”, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn.

 

Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjejes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë, evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin SkyEcc.

Read more ...


Tjetër dramë në familjen e 13-vjeçares në Korçë, motra e vogël asfiksohet nga zjarri

Një incident i dytë ka ndodhur këtë dielë në banesën e 13-vjeçares, e cila ditën e djeshme u hodh nga kati i tretë i pallatit në përpjekje për t’i shpëtuar një situate të tensionuar në familje.

 

Sipas banorëve të zonës, një shkëndijë elektrike në dush ka shkaktuar një zjarr në apartament. Në ato momente, vajza 12-vjeçare, motra më e vogël e të miturës që u hodh nga pallati, ka mbyllur derën e shtëpisë duke mos lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, duke rrezikuar asfiksimin.

Read more ...


Skandali në farmacinë e QSUT, KLSH: Qindra pacientë pa ilaçin jetik, 4000 flakonë zhduken pa gjurmë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mungesa të rënda të medikamentit Daratumumab 400 mg, një nga barnat më të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me kancer gjaku. Sipas raportit të auditimit, pavarësisht planifikimeve dhe kontratave, pacientët kanë mbetur pa trajtim për periudha të gjata, duke cënuar drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e tyre.

Në raport thuhet se më 13 mars 2025, “gjendja e barit në Inventar në sistemin SISP (Pentaho) paraqitet: zero njësi në Farmacinë Qendrore; dy njësi në Farmacinë e Sektorit Kapa”. E njëjta situatë u konstatua edhe më 28 mars.

Read more ...


Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

Sako Sakollari, një qytetar nga Kombinati, që po shihte se si, i gjithë investimi i jetës së tij, po i shndërrohej në gërmadha nga fadromat e Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, lëshoi një akuzë shumë të fortë për kolegun Osman Stafa të “News 24”- i kishin kërkuar 50 mijë euro që të mos ia prishnin.

 

Fjalët janë të drejtëpërdrejta: “Më thanë “shko tako shefin”. I thashë që s’takoj asnjë shef. Kjo ndodh për shkak se nuk pranoj korrupsion, mbaj përgjegjësi penale”, deklaroi administratori. Shefi para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro, Mariglen Qato që të mos prishej objekti, si bakshish, por ne nuk pranojmë korrupsionin. Para disa muajsh erdhën inspektorë këtu na kërkuan 50 mijë euro për fushatë, erdhën në emër të IMT-së, deklaroi ai

Read more ...


Kush janë kryebashkiakët që paguajnë “Viola Green” edhe pas arrestimit të Bujar Shegës

Në nëntor 2024, SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela, duke i dhënë thuajse fund dominimit dydekadësh të klanit mafioz Çapja. Personi që cilësohet si “truri financiar” i organizatës është 52-vjeçari Bujar Shega, i njohur edhe si Marsel Shega, i cili u arrestua në Itali dhe më pas u ekstradua në Shqipëri në prill 2025.

 

Shega akuzohet për trafik narkotikësh dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai rezulton administrator dhe bashkëpronar i kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”, të cilat kanë përfituar miliona euro tendera për pastrimin e qyteteve, kryesisht në qarkun e Elbasanit. Aktualisht, të dyja kompanitë po hetohen edhe për pastrim parash nga trafiku i kokainës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG