A do të fillojë hetimet SPAK-u apo...?!/Linda Rama blen apartament 429 mijë euro, tjetër ullishte në Surrel

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, gjatë vitit 2023 ka blerë një apartmanet në Tiranë, me sipërfaqe 107 m2, me vlerë 429 mijë euro. Si të ardhura, zonja Rama deklaron të ardhura nga punësimi, qiradhënia dhe konsulenca të ndryshme ndërvite.
Referuar deklaratës së fundit të pasurisë, po gjatë vitit 2023, Linda Rama deklaron se ka blerë edhe një ullishte tjetër në Surrel, me sipërfaqe 781 m2, me vlerë 39 mijë euro.