Lidhje


Protesta, pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën

Ka nisur protesta e opozitës në bulevard. Një pensionistët ka udhëtuar me biçikletë nga Vlora për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës. Duke shprehur pakënaqësinë për rritjen e pakët të pensionit me 6 mijë lekë të vjetra, i moshuari tha në Syri Tv se së bashku me shokët e tij do të qëndrojnë në protestë, deri sa të rrëzojnë Ramën.

 

“Kam ardhur nga Vlora, me bicikletë. Kam ardhur për të drejtat e mia, s’kam ardhuro për Sali Berishën. Unë jam pensionist. Më ka shtuar vetëm 6 mijë lekë të vjetra. Jam i pakënaqur, pa bukë në shtëpinë time. Kam ardhur kastile këtu që ta rrëzojmë këtë qeveri. Kjo qeveri e poshtër, ky kriminel i jonë që Vlora nuk e do. Kam ardhur bashkë me shokët e mi për ta rrëzuar. Do rrimë këtu,” tha i moshuari për mediat.

Read more ...


Drama e universiteteve publike, në 8 vitet e fundit ka 24 mijë studentë më pak

Sistemi universitar në Shqipëri, vijon të përjetojë dramën e tkurrjes progresive të numrit të studentëve. Në tetë vitet e fundit (2016-2023), sipas të dhënave zyrtare, në auditore, rezultojnë 24.416 të rinj, më pak, një rënie me gati -17 përqind. Tkurrja e studentëve ka prekur vetëm sistemin publik, ndërkohë që ai privat, ka njohur rritje thuajse të qëndrueshme në vitet e fundit.

 

Për Rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, kjo situatë reflekton një seri faktorësh, që nga “ulja e numrit të nxënësve në shkollat e mesme, të një rënie të interesit për arsimin e lartë e po ashtu dhe me lëvizjet e të rinjve jashtë vendit”, thotë ai për Faktoje.

Read more ...


Dy dosje në SPAK/ Agron Malaj pyetet për “La Brisa” dhe lejen e HEC-ve për vëllain e tij, në lojë edhe Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, u paraqit sot në SPAK për të dëshmuar lidhur një dosje që ka marrë spunto nga Juristja, Ardiana Kalaja, e cila në vitin 2023, iu drejtua Prokurorisë së Posaçme me dy kallëzime respektive kundër Malaj, vëllait të tij, Fatos Malaj dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

 

Ai ishte thirrur nga prokurorja Enkelejda Millonai, e cila po kryen hetime për procedimin Nr.152 të regjistruar në SPAK në vitin 2024 dhe për dosjen Nr.273 të regjistruar në vitin 2023.

Read more ...


Gener 2 “rrëmben” Ranën e Hedhun, do të ndërtojë fshat turistik me vila dhe hotele luksoze!

Kompania Gener 2 do të angazhohet në ndërtimin e një fshati turistik në Veri të vendit, konkretisht në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër. Një projekt i dorëzuar pranë institucioneve që kërkon lejen për këtë projekt parashtron atë se çfarë përfaqëson projekti i pagëzuar si “Blue Borgo”.

 

Prona ku do të zhvillohet “Resorti Turistik Blue-Borgo” ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

 

“Masterplani i propozuar është projektuar që të jetë me densitet të ulët dhe të përqendruar në zonën e sheshtë të kontekstit. Ky vendim lejon që ekosistemet ekzistuese në shpatin e malit të jenë të paprekura. Ndërtesat akomoduese dhe ndërtesat me oborr të brendshëm me funksione të përziera variojnë nga 3 deri në 10 kate në lartësi. Ndërtesat e shërbimit janë 1 kat, hoteli 1 deri në 3 kate dhe ndërtesat e veçanta variojnë nga 1 deri në 3 kate. Në projekt janë edhe 7 ndërtesa të cilat janë 10 kate të larta secila” thuhet në dokument.

Read more ...


Zbardhet ngjarja/“Të hapet zjarr luftarak” - Artan Hoxha publikon regjistrimin që dorëzoi në SPAK për '21 Janarin'

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ishte dje në SPAK për të dorëzuar kasetën e vrasjeve të 21 janarit 2011, ku mbetën 4 viktima në bulevard përpara Kryeministrisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Hoxha publikoi një pjesë të regjistrimit ku bëhet fjalë për të shtënat që mendohet se u kanë marrë jetën 4 njerëzve në bulevard dhe urdhrat e drejtuesve të Gardës. 

 

“Komunikimi është në radio dhe kur je në ambient të hapur ka interferim. Janë 8 të shtëna dhe e ka lënë radion hapur. Janë të shtëna pistolete. Ndërsa Agim Llupo ka gjuajtur me MP5. Ziver Veizi është vrarë me duar në xhepa. Faik Myrto është vrarë nga Ndrea Prendi ka qenë në anën tjetër të trotuarit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG