Lidhje


Elbasan/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën fëmija 8 vjeç, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

Policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë sot në aksidentin tragjik në fshatin Pajovë të Elbasanit., ku humbi jetën një fëmijë 8 vjeç. Policia njofton se u vunë në pranga M.P., 39 vjeç dhe M.S.,45 vjeç.

 

Dy makina u përplasën për shkak të shpejtësisë së lartë, njëra prej tyre doli nga rruga dhe goditi për vdekje një fëmijë 10 vjeç që po kalonte në trotuar.'Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin "Elbasan-Peqin", në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.', njofton policia.

Read more ...


Polici i Shkodrës ngre alarmin: Na tradhtojnë kolegët, na shesin te kriminelët

Një efektiv i policisë së Shkodrës ka folur në kushte anonimati në emisionin “Top Story” në TCH për situatën e krimit në këtë qytet. Ai thotë se kriminelët marrin informacione nga policë të korruptuar për të kryer eliminime.

 

“Shumë shkurt, atentatet bëhen sepse shiten policët. Atentatorët diku marrin informacion sepse është e pamundur që ata t’i njohin të gjithë policët. Atentatet janë bërë ndaj policëve në sektorë të ndryshëm, OPGJ, patrulla, Shqiponja, krime dhe madje edhe ndaj Rrugores. Kjo do të thotë se ata marrin informacione diku, madje shumë të sakta. Dikush i shet policët” – u shpreh efektivi i policisë.

Read more ...


“Rrinte në telefon, nuk shkonte në shkollë” – Babai i fut thikën djalit

Zbardhet dëshmia e babait që ka plagosur me thikë djalin e tij, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Vreshtar të Maliqit, Korçë.Burime nga policia thanë se, sherri mes babait dhe djalit ka ndodhur, pasi ky i fundit nuk donte të shkonte në shkollë dhe qëndronte në telefon. Shpëtim Çuka: Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon.

 

Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read more ...


Atentati/ Tre javë më parë denoncoi se e kërcënuan me armë, sot mori plumb në kokë

Shkodra është tronditur pasditen e sotme nga një atentat mafioz që i mori jetën Hamza Licit dhe Flutura Bashës, kalimtare e rastit. Hamza Lici dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. Por së bashku me të në makinë ndodhej edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidatit për bashkinë e Shkodrës në vitin 2023 në listat e Luzim Bashës.

 

Arlind Bushati ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Gjithashtu i plagosur rëndë ka mbetur edhe Bashkim Basha, bashkëshorti i Flutura. Të dy po udhëtonin me motor, në momentin që “Benzi” me të cilin udhëtonin Lici dhe Bushati humbi kontrollin dhe përplasi çiftin.

Read more ...


Tetovë: E kërkon borxhin ti kthehet por han dajak

Mе datë 27.10.2024 në ora 13:05 në SPB Tetovë personi N.D.(40) nga Llaca e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:00, pasi ishte marrë vesh paraprakisht me telefon, ka shkuar në shtëpinë e Sh.H. nga i njëjti fshat, për t’i marrë paratë që i kishte borxh për punën e bërë, por aty është sulmuar fizikisht nga Sh.H.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Me datë 27.10.2024 në ora 08:45 në NjP Kamnjan personi S.B (42) nga fshati Kamnjan ka raportuar se për shkak të kontesteve pronësore, rreth orës 08:30 nëna e tij S.B. (72) është sulmuar fizikisht nga nusja e axhës së tij T.B. (63) nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG