Qeveria i dorëzon Bankës i.zraelite, Jet Bank, aksesin e të dhënave të shqiptarëve përmes e-Albania
Një njoftim i fundit i Jet Bank ka rikthyer në qendër të vëmendjes skandalin e radhës me privatësinë e qytetarëve, duke dëshmuar se si shteti shqiptar, pas një historie të gjatë me rrjedhje spektakolare të dhënash, tani ka vendosur t'ia dorëzojë ato me dëshirë dhe me bekimin e tij një banke private me kapital nga Izraeli. Banka ka bërë të ditur se ka integruar procesin e marrjes elektronike të të dhënave nga Regjistrat Shtetërorë përmes platformës e-Albania, duke i hapur rrugë një kontrolli të paprecedentë mbi jetën e çdo shqiptari.