Juristi që çoi Ilir Metën në SPAK për aferën CEZ-DIA: Më akuzon për dhunë në familje, njeriu që po çon në burg gruan dhe fëmijët

Juristi Romeo Karaj ishte ai që e kallëzoi Ilir Metën për aferën CEZ-DIA një vit më parë. Qëkur është denoncuar Meta, shpeshherë e ka sulmuar juristin, duke thënë se është i dënuar për dhunë në familje e për shpifje. Edhe në letrën e dy dite më parë, Meta tha të njëjtën gjë. I ftuar në në Dritare TV, zoti Karaj i përgjigjet akuzave të Metës.
Juristi thotë se Meta e sulmon atë personalisht sepse nuk sulmon dot argumentet e ngritura kundër tij. “Ilir Meta aty e ka maçokun tek emri im sepse i kam dalë përballë. Ai burracak ka qenë gjithmonë përballë meje se e njoh që i vogël.