Kurti: I ofrojmë LDK-së edhe 15 nënshkrime për kandidatin e tyre
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë të gatshëm t’i ofrojnë LDK-së edhe 15 nënshkrime për cilindo kandidat që ata ofrojnë. Kurti ka thënë se ka folur edhe me Hatixhe Hoxhën, e cila është shprehur e gatshme ta tërheqë kandidaturën në rast se LDK-ja propozon kandidat.