PDK mbledh kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës, ka mbledhur kryesinë e partisë me ç’rast deklaruan se po rrezikohet rendi kushtetues.
Partia Demokratike e Kosovës, ka mbledhur kryesinë e partisë me ç’rast deklaruan se po rrezikohet rendi kushtetues.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se për nënshkrimet e mbledhura nga Lidhja Demorkatike e Kosovës, të cilat i paraqiti mbrëmë kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, nuk është njoftuar as kryeministri Albin Kurti, e as ajo si shefe e deputetëve të VV-së.
Është shtyrë për në orën 14:00 seanca për zgjedhjen e presidentit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shtyu seancën me arsyetimin se po i pret deputetët e opozitës, për çka tha se e kanë obligim pjesëmarrjen.
Kuvendi i Kosovës votoi Feride Rushitin si Presidente të re të vendit. Por ajo mori vetëm 63 vota në raundin e parë nga 80 që nevojiteshin. 1 votë u konsiderua e pavlefshme. Opozita e bojkotoi seancën. Përballë saj garoi Hatixhe Hoxha, por ajo nuk mori asnjë votë.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në lidhje telefonike në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka vlerësuar dhe ka treguar se si duhet të zhvillohet procedura e raundeve për zjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.