BE i pezullon fondet Serbisë si shkak i politikës së Beogradit ndaj protestave, drejtësisë, mediave dhe lidhjeve me Rusinë
BE-ja ka pezulluar mbështetjen financiare për Serbinë për shkak të politikës së Beogradit ndaj sistemit gjyqësor. Sipas Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, fondet do të mbeten të bllokuara derisa autoritetet në Beograd të adresojnë problemet e identifikuara në gjyqësor.