Blinken bisedë me ministrat e jashtëm të G7-ës: Irani mund të sulmojë Izraelin brenda 24-48 orëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, raportohet se ka thënë në një bisedë telefonike me ministrat e jashtëm të vendeve të G7 se Irani dhe Hezbollahu mund të sulmojnë Izraelin brenda 24-48 orëve, transmeton Anadolu.
Sipas tre burimeve me njohuri për telefonatën, të cilët folën për uebfaqen me bazë në SHBA Axios, Blinken deklaroi se SHBA-ja beson se Irani dhe Hezbollahu do të hakmerren.