Lidhje


Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas rezultateve paraprake, duke bërë që rezultati i garës të ndryshojë dhe duke hapur mundësinë për një përballje në balotazh me Elena Lasconin. Me 99.5 për qind të votave të numëruara, Georgescu – i cili është kritikuar për shkak të qëndrimeve kundër NATO-s – po udhëheq me 22.94 për qind të votave. 

 

Elena Lasconi nga Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë e qendrës së djathtë ka dalë e dyta me 16.9 për qind, ndërkaq kandidati properëndimor, kryeministri socialdemokrat, Marcel Ciolacu është i treti. Gara është e ngushtë, teksa diferenca e votave mes Lasconit dhe Ciolacut është 434.

Read more ...


Kreu i NATO-s, Rutte: Turqia ka një industri mbresëlënëse mbrojtëse

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se mezi pret të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për të adresuar sfidat në rritje për sigurinë kolektive, duke përfshirë kërcënimin e terrorizmit, luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme. Rutte vlerësoi për Anadolu vizitën e tij të parë në Ankara pas marrjes së detyrës.

"Mezi pres të takohem me presidentin Erdoğan për të adresuar sfidat në rritje për sigurinë tonë kolektive, duke përfshirë kërcënimin e terrorizmit, luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, duke shtuar:

Read more ...


Irani përdor sëmundjet mendore si mjet sh.typjeje

Shtetet autokratike i përdorin prej kohësh akuzat për sëmundje mendore, për t’i diskredituar dhe burgosur kritikët e tyre. Autoritetet në Iran, gjithnjë e më shumë, janë duke i konsideruar si të paqëndrueshme psikikisht ato gra që shkelin Ligjin për veshjen e hixhabit - shtyllë kryesore e sistemit islamik.

 

Kjo masë përkon me protesta të papara kundër institucioneve klerike të Iranit dhe me thirrjet në rritje për liri më të mëdha sociale dhe politike. Ekspertët thonë se autoritetet iraniane po i keqpërdorin diagnozat psikiatrike për t’i ndëshkuar, kontrolluar ose shtypur individët.

Read more ...


Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar d.jegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh..!

Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas disa muajsh. Ai ishte në koma si pasojë e lëndimeve që kishte marrë kur kishte rënë në kontakt me kabllot e rrymës përmbi hekurudhë, transmeton albinfo.ch. Raportohet se si pasojë e goditjes elektrike, djali ka pësuar lëndime të rënda dhe djegie. Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me helikopter në një klinikë të Mynihut.

“Doli se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur”, tha zëdhënësja e policisë, Sina Dietsch, një ditë pas aksidentit. Pas një operacioni emergjent, gjendja e djalit të plagosur rëndë është stabilizuar”.

Read more ...


“Dërgoni r.aketat Ukrainës sa më shpejt”, Parlamenti Europian i bën presion Berlinit për r.aketat me rreze të gjatë T.aurus

Edhe pse njoftoi se do të nisë 4.000 dronë ushtarakë në Ukrainë, Gjermania ngurron ta zgjerojë premtimin e saj për ndihmë duke përfshirë aty edhe raketat e fuqishme Taurus.

 
Por Parlamenti Europian po i bën presion Berlinit ta hedhë këtë hap me arsyetimin se Ukrainës, këto sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi, i nevojiten sot më shumë se kurrë. Në një intervistë për Funke Mediengruppe, Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, tha se e përkrah dërgimin e raketave të tilla në Ukrainë dhe insistoi se duhet lejuar që ato të përdoren kundër shënjestrave në Rusi.

Read more ...

XS
SM
MD
LG