R.ebelët në Alepo rr.ëzojnë statujën e vëllait të presidentit sirian
Disa video të publikuara në mediat sociale tregojnë njerëz në Aleppo, Siri, duke rrëzuar statujën e vëllait të vdekur të presidentit sirian Bashar al-Assad, Bassel al-Assad, dhe bustin e Hafez al-Assad, babait dhe paraardhësit të ndjerë të Basharit.
Të dy momentet ndodhën kur forcat e opozitës siriane morën kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit të dytë më të madh të vendit, Aleppo. Një aleancë rebele nisi një sulm të befasishëm këtë javë, duke rindezur një konflikt që kishte qenë kryesisht statik prej vitesh.