Ofertë e pazakontë pune/ Elon Musk kërkon punëtorë me IQ të lartë për departamentin e ri: Pa pagesë dhe 80 orë në javë
Dy vizionarët e epokës së re të artë trumpiane, Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy, kanë shpallur një ofertë të pazakontë pune. Ata kërkojnë amerikanë me një koeficient të lartë inteligjence, të gatshëm të punojnë më shumë se dhjetë orë në ditë dhe duhet ta bëjnë këtë tërësisht falas, pas asnjë pagesë.
Në një postim të publikuar në X, në llogarinë e re të “Department of Government Efficiency” (Departamenti i Efikasitetit Qeveritar), që tashmë numëron më shumë se 1.3 milionë ndjekës, Musk iu drejtua amerikanëve “revolucionarë”, të cilët shohin me entuziazëm misionin e kësaj agjencie për shkurtime në shpenzimet publike, krijuar nga Trump dhe e mbështetur nga pronari miliarder i X.