Lidhje


Mbi 10% e Indianëve ende nuk kanë akses në tualete

Fondacioni Indian Swachh Bharat (SBM) ka korrur arritje të rëndësishme, arritje që përfshin ndërtimin e mbi 12 tualeteve, duke bërë hapa përpara drejt eliminimit të jashtëqitjes në vende publike.

 

Megjithatë, sfidat vazhdojnë, me gati 19% të popullsisë që ende nuk ka akses në tualete, dhe disa preferojnë të mos i përdorin ato për arsye kulturore (hindusët nuk pastrohen) dhe logjistike, si mungesa e ujit ose sistemet e papërshtatshme të mirëmbajtjes.

Read more ...


Biden heq kufizimet, Kievi mund të g"odasë Rusinë me r"aketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Administrata e Presidentit Joe Biden ka vendosur të lejojë Ukrainën të përdorë armët me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara nga SHBA-ja, për të kryer sulme në territorin rus. Ky vendim përbën një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Uashingtonit për konfliktin Rusi-Ukrainë.



Mediat e huaja raportojnë se Ukraina planifikon të fillojë sulmet e para me rreze të gjatë në ditët në vijim, ndërsa detajet mbeten të fshehta për arsye sigurie.
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje. Ky vendim vjen dy muaj para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar dhe pas kërkesave të vazhdueshme nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të lejuar sulme në objektiva ushtarake ruse larg kufirit.

Read more ...


Kurti i del në mbrojtje kombëtares/A"pel për UEFA-n dhe FIFA-n pas thirrjeve a"nti-Kosovë në ndeshjen me Rumaninë: Mos lejoni këso gjëra

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Vizita e shefit të qeverisë, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit Hajrulla Çeku dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, vjen pasi futbollistët dhe Federata refuzuan të vazhdojnë përballjen kundër Rumanisë në Bukuresht, pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë.
 
 
Kurti mes tjerash vuri theksin te rëndësia e drejtësisë dhe unitetit përballë sfidave të tilla, ku edhe tha se “tani është mbushur kupa”. “Nuk është hera e parë që po na ndodhë një situatë e tillë. Thirrje shoviniste kundër Kosovës dhe shqiptarëve, thirrje raciste kundër lojtarëve tanë dhe popullit tonë kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Vetëm se tash është mbushur kupa. Dhe nuk ka vend në kupë për më shumë sulme të tilla denigruese që janë të papranueshme në botën e civilizuar.

Read more ...


"Qeveria që dërgon f"ëmijët e saj për të v"dekur në t"unelet e H"amasit nuk meriton të mbetet në pushtet," tha një i afërm i një prej të b"urgosurve në G"aza gjatë p"rotestës në T"el A"viv.

Mijëra demonstrues protestuan të shtunën në të gjithë Izraelin duke kërkuar një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me fraksionet palestineze në Rripin e Gazës. Izraelitët, përfshirë familjet e të burgosurve të mbajtur në Gaza, protestuan në disa zona të Tel Avivit dhe rajoneve përreth, duke kërkuar një marrëveshje të menjëhershme për lirimin e të burgosurve, njoftoi Korporata e Transmetimeve Publike të Izraelit (KAN).

 

"Qeveria që dërgon fëmijët e saj për të vdekur në tunelet e Hamasit nuk meriton të mbetet në pushtet," tha një i afërm i një prej të burgosurve në Gaza gjatë protestës pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, raportoi gazeta "Yedioth Ahronoth".

Read more ...


G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të a"shpra ndaj R"usisë

Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara G7 konfirmuan të shtunën zotimin për të vazhduar politikën e vendosjes së masave të ashpra ndaj Rusisë, për shkak të sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, përmes sanksioneve, kontrollit të eksperteve dhe mekanizmave të tjerë. G7 u zotua për ta vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme.

 

“Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të bërë publike të shtunën, të miratuar në “mbështetje të Kievit, ndërsa po mbushen një mijë ditë nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG