Raketat S-400! Moska komenton rishitjen e sitemit raketor tek aleatët e NATO-s

Moska ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve të fundit që sugjerojnë se Turqia mund të bashkohet me programin F-35 duke çmontuar sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, të furnizuara nga Rusia.
OKB: Shkon në 100 mijë numri i të zhvendosurve nga Libani në Siri

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha se numri i personave që janë larguar nga sulmet e Izraelit dhe kanë kaluar nga Libani në Siri ka arritur në 100 mijë, transmeton Anadolu.
Grandi ndau një postim në X në lidhje me sulmet e Izraelit në Liban. "Numri i libanezëve dhe sirianëve që u larguan nga sulmet ajrore izraelite dhe kaluan nga Libani në Siri arriti në 100 mijë", tha Grandi duke thënë se kalimet drejt Sirisë vazhdojnë.
Egjipti humb “6 miliardë dollarë të ardhura” nga Kanali i Suezit për shkak të tensioneve rajonale

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, ka bërë të ditur se Egjipti ka humbur 6 miliardë dollarë të ardhura nga Kanali i Suezit për shkak të përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike në rajon, transmeton Anadolu.
Duke folur gjatë një ceremonie të diplomimit të pjesëtarëve të policisë, el-Sisi tha se të ardhurat e rrugës ujore ndërkombëtare kanë shënuar rënie nga 50 deri në 60 për qind gjatë tetë muajve të fundit.
E la të vdiste nga uria, historia tragjike e 4-vjeçarit që i lutej babait për ushqim

Ky është momenti i tmerrshëm kur policët zbuluan një djalë katër vjeçar me sy të zinj dhe humbje të theksuar peshe, disa javë para se të vdiste nga uria. Pamjet shqetësuese të kameras së trupit që tregonin fëmijën e uritur dhe të frikësuar, iu shfaqën juristëve të tronditur ndërsa babai i tij Brandon përballet me gjyqin për abuzim me fëmijë. Policia mori pamjet e telefonit celular ku shfaqej 4-vjeçari duke i lutur Brandon për ujë dhe ushqim. Djali ishte detyruar të pinte dezinfektues duarsh dhe të flinte në një dyshek në dysheme të mbuluar me njolla të urinës.
Presidenti iranian: U premtua armëpushim në Gaza në rast se nuk i përgjigjeshim vrasjes së Haniyeh

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha se liderët e SHBA-së dhe të vendeve evropiane u kanë premtuar se në rast se nuk i kundërpërgjigjen vrasjes së kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, do të shpallin armëpushim në Gaza, por se këtë nuk e kanë bërë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror iranian, Pezeshkian mbrëmë ka folur në Këshillin e Ministrave."Krimet e regjimit sionist janë të papranueshme dhe nuk do të mbeten pa përgjigje", tha ai duke folur për agresivitetin e Izraeli në rajon dhe mbështetësit e tij perëndimorë.