Netanyahu k.ërcënon grupin Huthi të mbështetur nga Irani lidhur me s.ulmet e shtuara

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një paralajmërim për grupin Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët kanë shtuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në javët e fundit, transmeton Anadolu.
"Ne po godasim armiqtë tanë dhe ata që mendojnë se mund të na e prenë fillin e jetës këtu. Kjo do të zbatohet për të gjithë", tha Netanyahu të mërkurën X në një mesazh me rastin e fillimin të festës hebraike Hanukkah.