Policia i.zraelite do të hetojë gruan e kryeministrit Netanyahu për "pengim të drejtësisë"

Policia izraelite ka vendosur të hetojë Sara Netanyahun, gruan e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për dyshimin se ka "penguar drejtësinë", transmeton Anadolu. Korporata e Transmetimeve Publike izraelite raportoi se policia planifikon të nisë një hetim ndaj Sara Netanyahut për shqetësimin e një dëshmitari dhe prishjen e rrjedhës së drejtësisë.
Masa vjen pasi një raport i fundit hetimor i transmetuar në programin Uvda të Channel 12 paraqiti prova që sugjeronin përfshirjen e Sara Netanyahut në organizimin e protestave kundër prokurores në gjyqin e bashkëshortit të saj, Liat Ben-Ari, si dhe kundër një prej dëshmitarëve, Hadas Klein.