Fundi i Infantinos? FIFA në krizë pas skandalit Balogun dhe dyshimeve për telefonatën e Trump
Skandali i krijuar pas vendimit të FIFA-s për të lejuar aktivizimin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun në ndeshjen ndaj Belgjikës, pavarësisht kartonit të kuq, po kthehet në krizën më të madhe të presidencës së Gianni Infantinos. Pas pretendimeve se vendimi erdhi pas një ndërhyrjeje politike të lidhur me një telefonatë të presidentit amerikan Donald Trump, zërat për largimin e kreut të FIFA-s janë bërë gjithnjë e më të fortë.