Burrat japonezë në krizë identiteti
Fukushima Michihito donte të martohej me të dashurën e tij. Por një dekadë më parë ai u sëmur, iu desh të pushonte së punuari dhe si pasojë u nda me të. “Mendova se nëse nuk mund të mbaj familjen time, nuk duhet të martohem,” kujton ai. Më vonë ai kuptoi se shumë burra japonezë janë nën të njëjtin presion për të përmbushur rolin tradicional të mashkullit. Ai tani drejton një “linjë telefonike për burra” në qytetin e Osakës, e cila inkurajon burrat të diskutojnë problemet e tyre. Në Japoni, marrëdhëniet midis burrave dhe grave po ndryshojnë pasi treguesit e martesës bien dhe më shumë gra hyjnë në fuqinë punëtore.