Lidhje


“Do t’i përgjigjemi vdekjes me vdekje”, Medvedev për sulmin me 40 të vrarë në Moskë: Nëse ukrainasit janë të përfshirë, do t’i shkatërrojmë

Presienti rus Vladimir Putin është informuar në kohë reale për sulmin terrorist të mbrëmjes së sotme që la të vdekur 40 persona dhe plagosi 100 të tjerë në një sallë koncerti në Moskë.Nga ana tjetër, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se nëse Ukraina fshihet pas sulmit, do të ketë pasoja të rënda.Videot dhe fotot e shpërndara në rrjetet sociale treguan persona të armatosur duke hyrë në sallë dhe duke hapur zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik.

Read more ...


Blinken sinjalizon përparim në përpjekjet drejt normalizimit të mardhënieve saudito-izraelite

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë bërë "përparim të mirë" në bisedimet për normalizimin e lidhjeve midis mbretërisë saudite dhe Izraelit, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pa dhënë një afat kohor për përfundimin e një marrëveshjeje. "Unë besoj se mund të arrijmë një marrëveshje, e cila do të paraqiste një mundësi historike për dy kombet, por edhe për rajonin në tërësi," tha Blinken të enjten në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry në Kajro.

Read more ...


Netanyahu: Izraeli po përgatitet për të hyrë në Rafah, kjo do të marrë pak kohë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ushtria e tij po përgatitet të hyjë në Rafah në Rripin e Gazës jugore, duke shtuar se “kjo do të marrë pak kohë”, transmeton Anadolu. Në një fjalim televiziv të transmetuar përmes llogarisë së tij zyrtare në X, Netanyahu filloi duke përmbledhur detajet e një bisede telefonike që pati me presidentin amerikan, Joe Biden, të hënën e kaluar. “Në fillim, ne ramë dakord se Hamasi duhet të eliminohet. Por gjatë luftës, nuk është sekret, ka pasur mosmarrëveshje mes nesh për mënyrën më të mirë për të arritur këtë qëllim”, tha Netanyahu.

Read more ...


Avioni më i madh në botë po vjen, synon të zgjidhë krizën energjetike

Bota po përballet me krizën e energjisë dhe zgjidhja shihet te “fermat e erës” - sipërfaqe të mëdha me turbina që do të prodhojnë energji. Por ka një problem. Përbërësit e këtyre turbinave janë shumë të mëdha dhe transporti i tyre kërkon shumë... energji. Zgjidhja, sipas një kompanie në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, të quajtur Radia, është ndërtimi i avionit më të madh në histori! Avioni “WindRunner” do të ketë një mision të vetëm, dërgimin në adresën e kërkuar të fletëve të turbinave të erës 100 metra të gjata.Avioni parashikohet të punojë me energji të rinovueshme dhe mund të ulet edhe në një pistë me dhe, që mund të jetë e shkurtër deri në 1800 metra, diçka që asnjë aeroplan tjetër civil nuk mund ta arrijë.

Read more ...


Shefi i NATO-s i thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë të arrijnë normalizimin dhe marrëveshjen e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Azerbajxhani dhe Armenia të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe vendosjen e paqes, raporton Anadolu. “Armenia dhe Azerbajxhani tani kanë një mundësi për të arritur një paqe të qëndrueshme pas vitesh konflikti. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje të dyja vendeve të arrijnë një marrëveshje që hap rrugën për normalizimin e marrëdhënieve dhe një paqe të qëndrueshme për popullin tuaj”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Jerevan me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Read more ...

XS
SM
MD
LG