Shefi i diplomacisë ukrainase: Ndryshimet në lidership nuk do të ndikojnë në lidhjet me partnerët

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se një ndryshim në lidershipin e vendit të tij nuk do të ndryshojë marrëdhëniet e Kievit me partnerët e tij, transmeton Anadolu. “Nuk mendoj se ndonjë ndryshim në qeveri mund të ndikojë në marrëdhëniet tona me partnerët tanë, sepse partnerët tanë respektojnë autoritetin e presidentit. Është një e drejtë sovrane me kushtetutë e presidentit të Ukrainës”, tha Kuleba në një konferencë të përbashkët për media në Kiev me homologun e tij portugez, Joao Gomes Cravinho.