Afrika e Jugut: Vendimi i GJND-së një fitore në aspektin e ligjit ndërkombëtar

Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut, Ronald Lamola, theksoi se vendimi i marrë kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) është fitore në aspektin e ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu. Në një deklaratë në SABC, televizionin shtetëror të Afrikës së Jugut, ministri Lamola u shpreh se "vendimi i gjykatës është një fitore për njerëzit, fëmijët dhe gratë e Gazës në aspektin e ligjit ndërkombëtar". Edhe lideri i Kongresit Kombëtar të Afrikës, Fikile Mbalula, theksoi se vendimi është një pikë kthese për ata që duan të shohin paqe në Palestinë.