Lidhje


Florida ndalon fëmijët nën 14 vjeç të kenë llogari në mediat sociale

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nënshkroi ligjin për të ndaluar fëmijët nën 14 vjeç të krijojnë një profil në platformat sociale në internet, madje duke fshirë ato ekzistuese.

 

Dokumenti, i shtyrë nga republikanët për të luftuar “varësinë” ndaj mediave sociale, u modifikua pjesërisht nga Senati i shtetit për të lejuar përdorimin nga të miturit midis moshës 14 dhe 16 vjeç, por vetëm me pëlqimin e qartë të prindërve të tyre. Ligji ka të bëjë veçanërisht me platformat që monitorojnë aktivitetin e përdoruesve për qëllime reklamimi ose për të ndikuar në algoritmin e përmbajtjeve të dukshme në to, si dhe ato që lejojnë ngarkimin e përmbajtjeve ose shikimin e atyre të publikuara nga përdorues të tjerë.

Read more ...


A po hyn mardhënia SHBA-Izrael në një fazë të re?/Kryeministri izraelit Netanyahu anulon vizitën e diplomatëve në SHBA për shkak të votimit në OKB

Kryeministri Benjamin Netanyahu anuloi një vizitë të planifikuar në Uashington nga një delegacion i lartë izraelit, në shenjë proteste ndaj abstenimit të SHBA në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të së hënës, i cili kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Zyra e Netanyahut tha se abstenimi i SHBA-së dëmtoi luftën e Izraelit kundër Hamasit dhe përpjekjet për lirimin e pengjeve të mbajtura në territor. "Kjo i jep Hamasit shpresë se presioni ndërkombëtar do t'i lejojë ata të pranojnë një armëpushim pa lirimin e të rrëmbyerve tanë," tha Netanyahu, duke anuluar largimin e një delegacioni që do të nisej për konsultime në Uashington.

Read more ...


"Rusia mund të ketë lançuar raketën qëllimisht në hapësirën polake për të testuar reagimin e NATO-s"

Gjenerali polak Stanislaw Koziej tha se Rusia mund të ketë lançuar qëllimisht një raketë në hapësirën ajrore të Polonisë, anëtare të NATO-s, si një test i fundjavës për mbrojtjen e vendit dhe aleancës, transmeton Anadolu."Situata të tilla mund të provokohen qëllimisht nga armiku për të testuar sistemin polak të mbrojtjes ajrore", tha Koziej në një intervistë me Agjencinë Polake të Shtypit.Komanda Operative e Forcave të Armatosura të Polonisë (RSZ) njoftoi dje se forcat e saj ishin vënë në një gjendje gatishmërie të shtuar pas "aktivitetit intensiv të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse" dhe sulmeve me raketa në Ukrainë.

Read more ...


Denoncoi se si bëhej pastrimi i parave me ndërtimet, Mafia italiane ekzekuton inxhinierin

66-vjeçari Salvatore Coppola është inxhinieri i ndërtimit i cili denoncoi se si bëhej pastrimi i parave nga mafia në Napoli. Mediat italiane raportojnë se 66-vjeçari Coppola është ekzekutuar nga “Camorra” në shenjë hakmarrjeje pasi kishte thyer kodin e heshtjes. Sipas mediave 66-vjeçari fillimisht kishte qenë pjesë e grupit mafioz, por prej disa kohësh kishte ndërruar anë dhe ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ku shpjegonte me detaje se si mafia bënte pastrimin e parave përmes ndërtimit në Napoli.

Read more ...


Turqia e dënon “fuqishëm” sulmin vdekjeprurës në sallën e koncerteve në Moskë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij dënon “fuqishëm” sulmin terrorist në një sallë koncertesh në Moskë që vrau të paktën 115 njerëz, raporton Anadolu. “Ne i shprehim ngushëllimet tona qeverisë ruse për sulmin terrorist në një sallë koncertesh në Moskë dhe e dënojmë fuqishëm sulmin”, tha presidenti Erdoğan në një takim në kryeqytetin turk Ankara. “Si një vend që e njeh shumë mirë fytyrën e mallkuar dhe të pabesë të terrorizmit, Türkiye ndan dhimbjen e popullit rus”, tha Erdoğan.

Read more ...

XS
SM
MD
LG