Kryeministri belg: Kriza e shkaktuar nga njeriu po e çon gjysmën e popullsisë së Gazës në prag të urisë

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, i ka bërë thirrje lidershipit evropian të trajtojë situatën kritike që po shpaloset në Gaza dhe ka paralajmëruar se “kriza e krijuar nga njeriu” po e çon gjysmën e popullsisë së Gazës në “prag të urisë”, transmeton Anadolu. “Situata është dramatike. Ne shohim sot njerëz që përpiqen të ushqehen duke ngrënë bar dhe njerëz që janë në prag të urisë”, tha De Croo për mediat para fillimit të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel.De Croo tha se 25 për qind e ndihmave të fundit në rajon u kryen nga Belgjika. Megjithatë, ai theksoi se masa të tilla, edhe pse të nevojshme, nuk janë zgjidhje e qëndrueshme për krizën.