Elon Musk viziton Aushvicin pas "zhurmës" në X rreth akuzave për propagandë antisemitike

Elon Musk, i cili sipas mediave të ndryshm ka mbështetur teoritë e konspiracionit antisemitik dhe është kritikuar për lejimin e mesazheve antisemitike në X, dikur Twitter, vizitoi të hënën kampin nazist të vdekjes Aushvic-Birkenau. Vizita e Musk në vendin më famëkeq të tmerreve të Holokaustit erdhi para një konference të mbajtur atë ditë mbi antisemitizmin, e organizuar nga Shoqata Evropiane e Hebrenjve në qytetin e afërt polak të Krakovit. Musk u fotografua duke vizituar sitin Birkenau së bashku me podkasterin e Daily Wire Ben Shapiro, i cili gjithashtu do të merrte pjesë në konferencë. Birkenau është një fshat pranë Oswiecim, në Poloninë jugore, i rrethuar me tela me gjemba, ku kazermat prej druri për të burgosurit dhe rrënojat e një dhome gazi qëndrojnë si dëshmi të krimeve naziste, ku po ashtu është ngritur një monument për viktimat. Ceremonitë ndërkombëtare mbahen atje çdo vit.