Çudit Netanyahu teksa hetimet s'kanë ende konkluzion: Sulmi ishte tentativë vrasje për presidentin Trump! -
Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Netanyahu shkruan se është i lehtësuar që homologu i tij dhe Zonja e Parë janë të sigurt.
Ai përshëndeti Shërbimin Sekret të SHBA-së për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar pas të shtënave. Ndër të tjera, presidenti izraelit i uroi shërim të shpejtë oficerit i cili mbeti i plagosur gjatë incidentit i cili nuk pati të lënduar të tjerë.
“Unë dhe Sara u tronditëm nga tentativa e vrasjes së Presidentit @realDonaldTrump mbrëmë në Uashington, DC. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe Zonja e Parë janë të sigurt dhe të fortë. I dërgojmë urimet tona për shërim të plotë dhe të shpejtë oficerit të plagosur të policisë dhe përshëndesim Shërbimin Sekret të SHBA-së për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”, shkruan ai.
Të shtëna me armë zjarri u regjistuar në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.
Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme. Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.
Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit. Autori i ngjarjes menjëherë u arrestua ndërsa vijonë hetimet.