Lidhje


Armenia i kthen Azerbajxhanit 4 fshatra që mbante nën pushtim

Armenia ia ktheu Azerbajxhanit 4 fshatra në rajonin Qazakh të cilat i mbante të pushtuara, transmeton Anadolu.Në deklaratën nga Zyra e bashkëkryetarit të Komisionit për Përcaktimin e Kufijve Azerbajxhan-Armeni dhe zëvendëskryeministrit të Azerbajxhanit, Shahin Mustafayev thuhet se vija e kufirit prej 12.7 kilometrash u përcaktua si rezultat i punës së ekspertëve nga të dy vendet.

 

Me përcaktimin e vijës, Azerbajxhanit i janë kthyer fshatrat Baganis Ayrım, Eskipara e Poshtme, Heyrimli dhe Kızılhacılı të provincës Qazakh thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se rojet kufitare të Azerbajxhanit kanë marrë nën kontroll fshatrat e përmendura.

Read more ...


Shovinistët janë bashkë, Hungaria i vetmi shtet i BE që votoi kundër rezolutës për Srebrenicën

Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi me 84 vota pro rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, duke e shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Ndëkrohë që 19 shtete votuan kundër dhe 68 abstenuan.

I vemti shtet i Bashkimit Europian që votoi kundër rezolutës ishte Hungaria.

Read more ...


Frika prej robotëve largon punëtorët e hoteleve dhe restoranteve

Përdorimi i robotëve për të korrigjuar mungesën e fuqisë punëtore në sektorin e hoteleve dhe restoranteve mund të rezultojë të jetë një bumerang, pasi prania më e madhe e teknologjive të automatizuara rrit stresin dhe pasigurinë e punëtorëve, si punonjësit ashtu edhe menaxherët, duke forcuar synimin e tyre për të lënë punën sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Këtë e demonstron një studim i Universitetit shtetëror të Uashingtonit i botuar në ”International Journal of Contemporary Hospitality Management”.Studiuesit e udhëhequr nga Bamboo Chen vendosën të mos përqendrohen në ndikimin që robotët kanë te klientët me të cilët ndërveprojnë, por te vetë punëtorët e punësuar në bizneset e mikpritjes.

Read more ...


Blinken: Shumë vende mund të ndihmojnë në administrimin e Gazës pas luftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se shumë vende mund të ndihmojnë në garantimin e sigurisë dhe administrimin e Rripit të Gazës pasi Izraeli të ndalë sulmet, transmeton Anadolu.Blinken foli në seancën e Komitetit për ndarjen e buxhetit të Senatit që u mbajt lidhur me buxhetin për vitin 2025 të Departamentit.

 

Lidhur me pyetjet e anëtarëve të Senatit nëse do të luajnë apo jo rol Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në administrimin e Rripit të Gazës pas përfundimit të sulmeve të Izraelit, Blinken theksoi se shumë vende mund të ndihmojnë potencialisht në garantimin e sigurisë dhe administrimin e Rripit të Gazës.

Read more ...


Migrantët në Irlandë - Midis fronteve me çadra plastike

Në qendër të Dublinit ndriçojnë dritat e zyrave të shumë koncerneve botërore. Por në katet e para të fasadave moderne me xham shihen gjithnjë e më shumë çadra. Disa prej tyre janë të të pastrehëve, sepse në gjithë vendin mungojnë banesat dhe kryeqyteti që ka marrë hov zhvillimi, nuk mund të përballohet financiarisht nga shumë vetë. Aktualisht, kriza e banesave është tema kryesore në Irlandë. Kur mori postin në muajin prill, kryeministri i ri Simon Harris premtoi ndërtimin deri në fund të dhjetëvjeçarit, të 250 mijë banesave të reja.

Read more ...

XS
SM
MD
LG