Bënin shkrime gjobëvënëse për krerët e policisë, ky është shefi i sektorit të AMP-së, gazetari dhe oficerja e arrestuar

Janë publikuar fotot e tre të arrestuarve të ditës së sotme nga policia, për shkak të publikimit të të dhënave të rreme në lidhje me zyrtarë policor.Mësohet se shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi përmes portalit (shqipnews.info) që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.