"Kapsula kohore": Viktimat e goditura nga Agonia e Pompeit/A është e vërtetë se janë trupa të ngurtësuara brenda pak çastesh?

Ishte fundi i tetorit, i vitit 79 -të es, kur Apokalipsi erdhi në Pompei. Mali Vesuvius, një vullkan i madh aktiv i vendosur vetëm pesë milje larg qytetit turistik të kohëve moderne, më në fund i "dha fund" kërcënimeve që kishte emetuar për një dekadë e gjysmë dhe shpërtheu, duke goditur rajonin e afërt me një re vdekjeprurëse gazi të mbinxehur, gur i shkrirë dhe hi i nxehtë.
Sot gjërat janë pak më ndryshe. Pompei është tani një atraksion i madh turistik, duke tërhequr rreth 2.5 milionë vizitorë në qytetin antik çdo vit. Objekti kryesor i këtyre fotove: "Trupat e famshëm të kthyer tashmë në "gurë" të disa shpirtrave të gjorë, të kapur në befasi duke mos i shpëtuar dot fatit të tyre të frikshëm", ose të paktën kjo është ajo që thuhet rëndom.