Lidhje


Bardhi e Gjekmarkaj takim në Bundestag: Kërkojmë qeveri teknike para zgjedhjeve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, kanë zhvilluar një takim në Bundestagun gjerman me Josip Juratoviç, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri -Gjermani dhe me Tomas Haker, Zv.Kryetar.Gjekmarkaj tha gjithashtu se kërkoi nga pjesëmarrësit në takim që procesi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha (i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion) të monitorohet ndërkombëtarisht.

 
Përmes një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shprehet se i njohu miqtë me zhvillimet politike në Shqipëri dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike, përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm.

Read more ...


4 të vdekur, 60 të plagosur nga shembja e një billbordi në Mumbai

Të paktën katër persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën pasi një billboard i madh prej hekuri u shemb në Mumbai, mes erërave dhe shirave të fuqishëm që goditën qytetin, thanë mediat lokale. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ghatkoparit të qytetit. Raportet thonë se shumë njerëz janë ende të frikësuar nën tabelën 100 metra të gjatë që u shemb në një pompë benzine në kryqëzimin Cheddanagar, duke bllokuar automjete dhe njerëz.Një ekip i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive të Indisë (NDRF)  shkoi në vendngjarje për të kryer operacionet e shpëtimit. Zyrtarët thanë se ekipet e shpëtimit kanë sjellë vinça dhe prerëse gazi për të prerë skelat e hekurt dhe për të nxjerrë njerëzit e izoluar.

Read more ...


Kundër LGBTQ dhe emigrantëve, kush është kryeministri sllovak që u plagos në atentat

Kryeministri sllovak Robert Fico u plagos rëndë pasi një atentati me armë zjarri ndaj tij të mërkurën. Policia arrestoi menjëherë autorin, ndërsa kryeministri u dërgua menjëherë në spital ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

 

Kush është Robert Fico

Kryeministri sllovak Robert Fico u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Read more ...


SPAK sekuestron miliona euro pasuri të ish-shefit të Operacionales

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.SPAK ka sekuestruar pasuri të Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij, të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për ish-shefin e Operacionales.Nga verifikimet pasurore ka rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij.

Read more ...

XS
SM
MD
LG