Lidhje


Numri i maturantëve ra me 34% në dhjetë vjet

Këto ditë, maturantët po u nënshtrohen provimeve përmbyllëse në studimet e detyrueshme të ciklit parauniversitar, por të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit tregojnë se numri i tyre gjatë 10 viteve të fundit ka pësuar rënie me 34%. Në vitin 2014, në provimet e maturës morën pjesë 42,318 nxënës, ndërsa këtë vit, rreth 28 mijë maturantë, 14 mijë më pak ose -34%. 

 

Numri i maturantëve këtë vit rezulton të jetë reduktuar me 7% në krahasim me vitin 2023. Reduktimi i të rinjve maturantë do të thotë më pak studentë në universitetet e vendit në të ardhmen. Shumë degë, sidomos ato të mësuesisë, rrezikojnë të mbyllen. 

Read more ...


“Kërkoi 20 € për orë”, gazetarja: Shqiptarët duan paga më të larta sesa gjermanët

Gazetarja Migena Zylali, ishte këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews ku foli për punësimin e shqiptarëve në Gjermani.

 
Ajo tha se ka raste kur shqiptarët kërkojnë rrogë më të lartë se gjermanët ndonëse nuk e justifikojnë kërkesën e tyre me aftësi.Ajo tregoi edhe një eksperiencë të sajën me një vajzë nga shqiptari që kërkoi punë në sallonin e saj

Read more ...


Nuk donte të paguante 165 euro për riparimin e makinës, babai rreh barbarisht vajzën 33-vjeçare me hanxhar

Fotot e postuara nga 33-vjeçarja Bruna Tsuchiya tregojnë plagët e shkaktuara nga sulmi i supozuar i babait të saj në hotelin që drejton familja e tyre. 33-vjeçarja, e cila është dentiste, u tha oficerëve se babai i saj 54-vjeçar e ndoqi me një hanxhar që mori nga zyra.

 

Ajo tha se pas sulmit nga i ati, kishte thirrur të ëmën për ndihmë para se të tentonte të arratisej, por pa sukses, pasi kur arriti në garazh ajo u rrëzua duke i dhënë mundësinë 54-vjeçarit ta tërhiqte nga flokët dhe ta rrihte me hanxhar.

Read more ...


"Nuk duhet të neglizhojmë detyrën e frenimit të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu."

Ekipet e shpëtimit luftuan për të evakuuar njerëzit nga zonat e përmbytura në Gjermaninë jugore që kanë marrë katër jetë njerëzish, pasi kancelari Olaf Scholz e quajti atë një "paralajmërim" se ndryshimi i klimës po përkeqësohej. Mijëra njerëz në rajonet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttemberg u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi shiu i rrëmbyeshëm të premten shkaktoi përmbytje vdekjeprurëse. Më shumë evakuime u kryen gjatë natës të hënën pasi vërshimet e mëdha të ujit shkaktuan dështim në mbrojtjen nga përmbytjet.

Read more ...


Scholz i Gjermanisë i bën thirrje Netanyahut të Izraelit të përmirësojë situatën në Gaza

Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi të dielën kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të përmirësojë në mënyrë të qëndrueshme situatën e ndihmës humanitare dhe të kujdesit shëndetësor në Gaza.

 

Sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Hebestreit, në një telefonatë me Netanyahun, Scholz shprehu gjithashtu kënaqësinë me propozimin tre-fazor të armëpushimit të Presidentit të SHBA Joe Biden.

Read more ...

XS
SM
MD
LG