Për një emocion më tepër!/ Po xhironte një video live, reperi adoleshent qëlloi gabimisht veten me armë në kokë dhe vdiq

Rylo Huncho, një reper amerikan, vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë në një video live, sipas mediave amerikane.
Siç shihet edhe në video, e cila është postuar në disa rrjete sociale, muzikanti 17-vjeçar ishte duke filmuar një postim në Instagram kur ndodhi ngjarja fatale. Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment i çaktivizon sigurinë, e drejton në kokë dhe një lazer jeshil e shënjon. Papritur dëgjohet një e shtënë, i dridhen flokët dhe kamera i largohet nga duart teksa video përfundon. Reperi 17-vjeçar u gjet i vdekur në Suffolk, Virxhinia, SHBA më 15 maj, konfirmoi policia. Autoritetet thanë se ai vdiq nga një “plagë aksidentale me armë zjarri”. Policia nuk e ka konfirmuar emrin e djalit të vdekur.