Me çduket korrupsioni ka hedhur rrënjë të forta në disa vende të Ballkanit/Fitore e bindshme e SNS-së, parregullësi të shumta

Dita e zgjedhjeve në Serbi përfundoi të dielën (02.06.2024) me shpalljen e fitores në qytetin e tretë më të madh në Serbi, në Nish, si nga opoziita ashtu edhe nga Partia Përparimtare Serbe, e presidentit Aleksandar Vuçiq. Kjo do të thotë se në këtë qytet nuk do të dihet edhe ca kohë se kush do të marrë pushtetin lokal. Por situata është shumë e qartë në shumë qytete dhe bashki të tjera.Në Nish, sipas rezultateve preliminare ka fituar lista me emrin e Aleksandër Vuçiqit 30 nga 61 mandate. Thuhet se një mandat, i cili mund të jetë edhe vendimtar, ka fituar Partia Ruse, që do të thotë se Vuçiqi prapë mund të mbajë pushtetin atje.