Flet vajza që u refuzua nga FSK-ja për shkak të mbulesës: Mbeti ëndërr e parealizuar

Lindur dhe rritur në Angli, 13-vjeçarja fal namazin në sheshin ‘Skënderbej’! Çdo ‘Bajram’ vjen në atdhe

Është lindur dhe rritur në Angli, dhe udhëton çdo vit për të festuar festën e Fitër Bajramit në Shqipëri. Rejana Kaziu është vetëm 13 vjeç dhe jeton së bashku me familjen në Londër, ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure e gjetëm në sheshin ‘Skënderbej’ duke falur namazin e Fitër Bajramit. Ajo prej dy vitesh agjëron 30 ditët e muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe vjen nga një familje e devotshme myslimane.
Edhe vogëlushen Amela Zika e gjejmë në shesh së bashku me gjyshin e saj duke falur namazin, dhe agjëron prej dy vitesh.“Kam 2 vite që agjëroj dhe jam 9 vjeç. Kanë qenë ditë të lumtura dhe nuk kanë qenë të vëshira për mua. Agjërova edhe vitin e kaluar”, tregon ajo për Report Tv.
Liverpooli shtron Iftarin e parë në Anfield, ndërsa 2800 njerëz nga i gjithë qyteti e thyejnë agjërimin e Ramazanit brenda stadiumit të famshëm

Liverpooli priti organizimin e parë të Iftarit në Anfield të dielën në mbrëmje me 2,800 njerëz nga komunitete të ndryshme në të gjithë rajonin e qytetit të Liverpool-it që u bashkuan për të thyer agjërimin e tyre brenda stadiumit.
Ngjarja 'Ndani Ramazanin' u organizua nga bamirësia zyrtare e klubit, Fondacioni LFC, në bashkëpunim me Rrjetin e Xhamive të Rajonit të Liverpool-it me një sërë folësish lokalë duke përfshirë deputetin Ian Byrne, bashkëthemelues i nismës Fans Supporting Foodbanks dhe boksieren britanike Natasha Jonas.
VOA: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese

Uashingtoni sinjalizoi një ndryshim në qëndrimin ndaj Izraelit, pas sulmit vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmave në Rripin e Gazës. Izraeli reagoi me shpejtësi ndaj paralajmërimit të administratës së Presidentit Biden të enjten për humbje të mbështetjes së pakushtëzuar amerikane nëse nuk merr masa për mbrojtjen e civilëve palestinezë dhe punonjësit e ndihmave.
Vrasja nga sulmet ajrore izraelite e shtatë punonjësve të ndihmave nga organizata World Central Kitchen të hënën shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare. Në përgjigje të incidentit, Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike 30-minutëshe të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar atij përgjegjësi për sulmet, rritjen e ndihmave humanitare dhe mbrojtjen e civilëve.
Pse duhet të vazhdojmë me traditën e të falurit të bajramit nëpër sheshe?

Nga Azem Kovaçi
1) Ne rradhe te pare eshte e drejta e jona - dhe adhurimi i Zotit eshte fisnikeri ...
........ne kontrast me ato qe i perdorin sheshet per koncerte stripizmi/degjenerues......
Pra ...Se a kemi apo nuk kemi të drejtë ti perdorim sheshet për faljen e bajramit....Nuk duhet të jetë në rendin e ditës hiç fare...Por të jetë një e drejtë e vetkuptueshme.... Pikë!.